Gjatë muajit tetor lojtarët që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në gjymtyrët e poshtme janë të shumtë. Fatkeqësisht drejt bisturisë ka përfunduar dhe mbrojtësi i Sopotit, Erjon Ballkoçi. Ky i fundit ka bërë operacion në ligamentin krociat anterior, ndërsa gjithçka ka kaluar me sukses.
Klubi i Sopotit ka bërë falenderimin zyrtar pas operacionit, ku shprehet: "Sot u krye me sukses operacioni i futbollistit tonë Erjon Ballkoçi. Falenderojmë deputetin Taulant Balla dhe Spitalin Amerikan për këtë mbështetje. Ndërkohë që i gjithë stafi dhe futbollistët e Sopotit i urojnë rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë Erjonit".
[caption id="attachment_48313" align="aligncenter" width="504"] Faksimile e postimit të Sopotit[/caption]