
Manchester United kërkon një portier dhe synimi është Andrea Onana. “Gazzeta dello Sport” raportohet se “Djajtë” janë shumë afër gardianit të Interit.
Skuadra angleze raportohet se ka bërë një ofertë prej 50 milionë euro dhe zikaltërtit duket se e kanë pranuar dhe tashmë mendojnë për zëvendësuesin e tij.
Emri i preferuar është ai i gjeorgjianit të Valencias, Mamardashvili, por spanjollët pretendojnë 25 milionë euro për kartonin e tij, ndaj po studiohen edhe profile ‘loë cost’ si Keilor Navas dhe Iann Sommer, të dy me eksperiencë dhe që mund të transferohen në Milano për shifra simbolike.
Poll