Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Olsi Rama ‘bën’ brazilian Jasirin: Asanito

Shkruar nga NEWSPORT

Jasir Asani dhe Olsi Rama ruajnë një marrëdhënie të ngushtë që prej kohës kur të dy shkruanin historinë te Partizani. Dyshja u takua për herë të parë në sezonin 2017-2018 dhe vetëm një vit më vonë arritën të fitonin titullin kampion në Superiore, trofe që mungonte prej më shumë se 1 dekade.

Sulmuesi i Kombëtares ishte prezent në ‘Air Albania’ mbrëmjen e djeshme ku Partizani fitoi Superkupën e Shqipërisë ndaj Egnatias, e treta në histori për të kuqtë. Majtoshi kuqezi i thuri elozhe ish-drejtorit të tij me një postim në Instagram duke e quajtur si ‘drejtori më i mirë ndonjëherë’.

Nuk ka vonuar dhe përgjigjia e Olsi Ramës që falenderon ish-lojtarin e tij me një emër të veçantë. ‘Asanito’ e quan Rama, një nofkë që ia ka vendosur më përpara, ndërsa tani i përshtatet mjaft mirë pasi po shkëlqen nën urdhërat e brazilianit të Kombëtares, Sylvinho.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga