Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Olivier Giroud drejt largimit nga Milan, sulmuesi ka gati skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT
Olivier Giroud drejt largimit nga Milan, sulmuesi ka gati skuadrën e re

Olivier Giroud mund të largohetnga Milan në fund të këtij sezzonit. Sulmuesit francez i përfundon kontrata në fund të këtij sezonit dhe deri më tani mes palëve nuk ka një marrëveshje për rinovimin e saj.

Së fundmi bëhet me dije nga mediat se francezi është në bisedime të avancuara me Los Angeles FC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një lëvizje e zgjuar nga amerikanët, të cilët mund të transferojnë sulmuesin me parametra zero.

Në Kaliforni, Giroud mund të takohet me shokun e tij, Hugo Lloris, i cili, sipas shtypit francez po bën rolin e “shkesit” për të bindur lojtarin e Milan të transferohet në SHBA. Kujtojmë se në këtë sezon Giroud ka luajtur 36 ndeshje për Milanin, ku ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 10 asistime.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga