Anthony Joshua do të duelojë kundër Oleksandr Usyk. Boksieri anglez që mban titujt IBF, WBA, WBO dhe IBO do të zbres në ring më datë 25 shtator kundër bokserit ukrainas.
Ka qenë vetë, Joshua që përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar këtë duel, ndërsa ka zbuluar datën dhe vendin se ku do të ndeshen. Dy boksierët do të sfidojnë njëri-tjetrin në stadiumin e Tottenham në Londër. Një duel interesant mes dy boksierëve të peshave të rënda.
Postimi i Joshua:
Në 25 shtator unë do të tërhiqem nga froni im për t'u përfshirë në Kurorën e betejës.
September 25th I will step down from my throne to engage in battle pic.twitter.com/YIYcqNywuQ
— Anthony Joshua (@anthonyjoshua) July 20, 2021

Poll