Kukësi i ka bërë një ofertë zyrtare Gentian Muçës. Qendërmbrojtësi që ishte pjesë e verilindorëve për kupat e Europës, po kërkohet nga drejtuesit kuksianë. Megjithatë burime për newsport.al bëjnë me dije që oferta që ka shkuar për Gentian Muçën nuk është pranuar, pasi bardheblutë e kanë në planet e tyre, si një pjesë kyçe të ekipit.
Muça është ndër lojtarët më të rëndësishëm te ekipi kryeqytetas. Siç dihet 29-vjeçari ka një lidhje shpirtërore me klubin ku bën pjesë. Kështu që oferta e bërë nga drejtuesit verilindorë mbetet thjesht si një vlerësim më shumë për shtatlartin e qendrës së mbrojtjes, pasi edhe ai vetë vështirë se do të heqë ndonjëherë dorë nga 24-herë kampionët e Shqipërisë.