Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ofertat tunduese nga Arabia Saudite, Lewandowski vendos pikat mbi “i”

Shkruar nga NEWSPORT
Ofertat tunduese nga Arabia Saudite, Lewandowski vendos pikat mbi

Robert Lewandowski është shënjestra e radhës e Arabisë Saudite për ta larguar nga Europa. Sulmuesi polak vazhdimisht po merr oferta tunduese nga skuadrat arabe dhe prej javësh tashme e ardhmja e tij po diskutohet shumë.

Por është vetë sulmuesi, i cili ka vendosur pikat mbi “i” sa i taklon të ardhmes së tij. Sipas mediave spanjolle bëhet me dije se kapiteni i Polonisë nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona pavarësisht milionave të ofruara nga arabët.

Leva dhe klubi katalanas do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe për sezonin e ri dhe nuk do të privohen aspak nga ofertat arabe. Drejtuesit blaugrana nuk janë të hapur për asnjë propozim dhe në këto kushte gjithçka është e vendosur sa i takon të ardhmes së 35-vjeçarit. Kujtojmë se polaku ka kontratë me Barçën deri në qershor të vitit 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga