Orges Shehi është emri më i përfolur në futbollin shqiptar javën e fundit. Trajneri durrsak u largua nga Tirana duke ndezur ambientin bardheblu. Në media u raportua për një interes të Partizanit, i cili është gjithashtu pa trajner dhe këkron Shehin si zëvëndësues të Zekic.
I pyetur për këtë situatë në emisionin ‘Sport Neës’ nga moderatorja Trevisa Tufa, Shehi ‘dribloi’ sërish edhe pse reflekset i kishte të portierit kur luante futboll.
Jeni emri më i lakuar në kryeqytet, pas largimit nga Tirana, të gjithë të shohin në krye të Partizanit. Ke marrë një ofertë konkrete? Ka diçka të vërtetë?
“Pas largimit nga Tirana, personazhi kryesor isha unë. Këto ditë, kombëtarja duhet të jetë fokusi. Nuk ka asnjë lajm real për atë që shprehet shtypi i shkruar. Jam në Durrës duke bërë ecje dhe duke pritur ndeshjen e kombëtares.”