
Moises Caicedo nuk është paraqitur në seancën e sotme stërvitore me skuadrën e Brighton. 21-vjeçari bëri një deklaratë lamtumire ditën e djeshme dhe siç duket e ardhmja e tij do të jetë larg kësaj skuadre.
Është Fabrizio Romano ai që raporton se Caicedo mund të humbasë ndeshjen e nesërmen. Lojtari dëshiron të largohet dhe kjo tashmë është fakt.
Arsenal është kandidati potencial për të fituar shërbimet e tij dhe siç shkruhet, oferta prej 70 milionë eurosh mund të përmirësohet.
Gjithashtu në lojë është futur edhe Chelsea me 60 milionë euro. Por, Blutë e Londrës janë refuzuar. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me futbollistin nga Ekuadori.
Poll