
Arabia Saudite po merr çod ditë e më shumë lojtarë kohët e fundit. Marcelo Brozovic është i fundit që ka marrë ofertë nga shteti arab. Skuadra ku luan edhe Cristiano Ronaldo, Al Nassr i ka bërë ofertë zyrtare kroatit.
Sipas “SportItalia” bëhet e ditur se zikaltërtit janë bindur nga oferta e Al Nassr, por Brozovic po pret një ofertë nga Barcelona. Lojtari dëshiron kalimin në “Camp Nou” dhe për momentin nuk dëshiron të nxitohet.
Katalanasit do të orientoheshin të arrinin me një ofertë rreth 20 milionë euro. Në anën tjetër, oferta e Al-Nassr nga Arabia Saudite thuhet se kap shifrën e 15 milionë euro.
Poll