Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ofenduan presidentin e Apolonisë, klubi shqiptar reagon: Distancohemi nga çdo ofendim, tensionet ndodhin në çdo vend të botës (Deklarata e Plotë)

Shkruar nga NEWSPORT
Ofenduan presidentin e Apolonisë, klubi shqiptar reagon: Distancohemi nga

Klubi i Tomorit reagon lidhur me disa deklarta lidhur me ofendimet e tifozerisë në drejtim të presidentit të Apolonisë Koç Kokdhima. Me anë të një deklarate në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Tomori shprehet se klubi i kishte marrë të gjitha masat e e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes, por shpreht se episodet e tensionit ndodhin në çdo vend të botës.  

Deklaratë për Media

Klubi i futbollit "Tomori" duke marrë shkas nga lajmet e shumta që qarkullojnë në portale mbi sigurinë, dhe gjithçka që ndodhi dje, është i detyruar t'iu qartësojë mbi të vërtetën dhe faktet.

Klubi mori të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e një ndeshjeje të qetë futbollistike dhe ashtu ndodhi. Është normale që mund të ketë edhe episode tensioni, pasi ndodh kudo nëpër botë. Askush nuk mund të tolerojë që një "palaço" si Elidon Halo, i cili kishte si mision të përdhoste emrin dhe historinë e këtij klubi të bekuar nën praninë e spektatorëve të vetë.

Rikujtojmë

FK Tomori 1-3 KF Egnatia

Më datë 22.12.2018, skuadra beratase është mposhtur nga rrogozinasit me rezultatin 1-3 dhe nuk ka pasur as dhe incidentin më të vogël të mundshëm. Me po të njëjtin delegat, z.Petrit Haxhija. Ne ishim të vetdijshëm që loja e skuadrës ishte e dobët dhe prodhojë 0 (zero) në fushë.

Por dje?

Qyteti i Beratit nuk është mësuar që t'i uli kokën një "palaço" me tendenc dhe qëllime të qarta që në fillim.

Klubi i futbollit "Tomori" distancohet nga çdo ofendim në drejtim të Presidentit të Apolonisë, z.Koço Kokdhima, pasi kërkojmë të ruajmë raporte të mira me këdo dhe cilido është pritur në mënyrën më profesionale nga delegacioni beratas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga