Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ofenduan djalin e presidentit, NAPOLI fillon dënimet ndaj "kryengritësve"

Shkruar nga NEWSPORT
Ofenduan djalin e presidentit, NAPOLI fillon dënimet ndaj

Në pritje të sfidës në fundjavë midis Napolit dhe Genoa, trajneri Ançeloti ka bërë të ditur pasditen e sotme, listën me lojtarët e thirrur. Nisur nga polemikat dhe furtuna që plasi në kampin e të kaltërve, ku disa lojtarë dolën kundër djalit të presidentit De Laurentiis, duket se ka ardhë dhe masa e parë ndaj një prej "kryengritësve".

Në listën e lojtarëve të thirrur mungojnë, Allan, Ghoulam dhe Manolas. Teksa Ghoulam vuan një dëmtim në gju, Allan edhe pse ka kryer stërvitjen rregullisht ditën e sotme, është lënë jashtë listës.

Braziliani sëbashku me disa lojtarë të tjerë si Insigne, ngritën akuza të rënda dy ditë më parë ndaj djalit të presidentit, duke kaluar gjithashtu dhe në ofendime, pasi nuk zbatuan një urdhër të ardhur nga klubi.

Mesa duket i dënuari i parë për këtë çështje është mesfushori Allan, ndërsa të tjerët për momentin ia kanë hedhur "paq", por në Itali mediat shtojnë se tekniku Ançeloti mund t'i lërë disa prej lojtarëve në stol.

Lista e lojtarëve të thirrur:

Callejon, Di Lorenzo, Elmas, Fabian Ruiz, Gaetano, Hysaj, Insigne, Karnezis, Koulibaly, Llorente, Lozano, Luperto, Maksimovic, Mario Rui, Meret, Mertens, Milik, Ospina, Tonelli, Younes, Zielinski.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga