Sulmuesi i Romës Edin Dzeko pezullohet me dy ndeshje në Kupën e Italisë dhe gjobitet me 10 mijë €. Ky ishte vendimi i Federatës Italine të Futbollit, e cila shqyrtoi incidentin e përplasjes së boshnjakut me arbitrin kryesor të ndeshjes së fundit në Kupën e Italisë midis Fiorentinës dhe Romës (7-1 për ‘vjollcët’), ku 32-vjeçari ofendoi me fjalë fyese gjyqtarin pas një faulli të Fiorentinës ndaj njërit prej lojtarëve të Romës.
Megjithatë, ndëshkimi nuk i prish punë aspak Romës për këtë sezon, pasi lojtari është i gatshëm të aktivizohet në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Milanit këtë të diel në kampionat, pasi ndëshkimi nuk ka të bëjë me aktivizimin e lojtarit në Serinë A.