
Ish-lojtari i Barcelonës, Arda Turan, i cili tashmë aktivizohet në Turqi tek skuadra e Basaksehir është dënuar me 16 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës.
Vendimi është konfirmuar nga mediat turke. Mësohet se shkak i dënimit ishte, sepse lojtari gjatë ndeshjes ka ofenduar arbitrin anësor.
31 vjeccari ka një karrierë të "pasur" futbollistike. Në Spanjë ka fituar 2 tituj kampion me Atletico Madrid dhe më pas me skuadrën e Barcelonës.
Poll