
Menjëherë pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Rumanisë në ndeshjen e fundit të Grupit A, Edi Rama u premtoi lojtarëve pasaporta diplomatike duke i mbledhur ata në një darkë të organizuar posaçërisht për ta. Kjo darkë u kthye në një arenë batutash mes kryeministrit dhe lojtarëve kuqezi.
Kësaj radhe bëhet fjalë për kryeministrin Rama dhe Odise Roshin, të cilët kanë bërë disa batuta mes tyre. Rama e ka quajtur fierakun mbështetës të Partisë Socialiste, por mesfushori iu ka përgjigjur duke thënë që mbështet Partinë Demokratike.
Rama i është drejtuar Roshit me fjalët: "Le të vijë Odise Roshi, futbollisti i dalë nga akademia e Flamurtarit dhe një mbështetës i Partisë Socialiste".
“Faleminderit kryeministër, por unë nuk jam socialist. Unë jam me Partinë Demokratike”, i është drejtuar Roshi kryeministrit.