
Tirana ka nisur të piketojë objektivat për merkaton e verës e cila pritet të sjellë lojtarë cilësorë tek bardheblutë. Pasi kanë konfirmuar fillimisht trajnerin Ilir Daja, kanë rinovuar me Erjon Hoxhallarin, Edvan Bakajn dhe Dorian Kërçikun, kanë bërë disa lëvizje të para. Ilion Lika dhe David Domgjoni janë rikthyer bardheblu, ndërkohë që Marvin Turtulli vjen me premtimin se do të bëhet lojtar i rëndësishëm duke qenë vetëm 21-vjeç. Pas kësaj panorame të parë, vijnë edhe zhvillime të reja për bardheblutë. Selemani Ndikumana dhe Francis Olaki janë dy objektivat e para për sulmin që pritet të jetë i plotë këtë sezon ndryshe nga kampionati që u mbyll. Ndikumana është një njohje e vjetër për Tiranën, skuadër me të cilën ai ka luajtur për një sezon e gjysëm duke shënuar 12 gola në total. Olaki gjithashtu dy vite më parë u bashkua me bardheblutë por u largua më pas për shkak të hapësirave të pakta që mund të gjente në formacion. Dy sulmuesit nga Afrika janë në kontakte me bardheblutë dhe pritet shumë shpejt të gjejnë akordin final për tu rikthyer te Tirana.
Video e sulmuesit nga Burundi
https://www.youtube.com/watch?v=dY2mMnHsGNE
Video e sulmuesit nga Uganda
https://www.youtube.com/watch?v=4rOvw2aiJf0