Joshua Zirkzee është një nga objektivat e Milanit për sulmin. Kuqezinjtë e shohin hollandezin e Bolognas si yllin e ri që do të pasojë Olivier Giroud e do të udhëheqë sulmin për vitet në vazhdim. Vetë 22-vjeçari ka dhënë disa sinjale të qarta sa i pëkret ndjesisë së të luajturit në San Siro.
“Të luash në San Siro është fantastike, unë isha atje si fëmijë me familjen time për një turne. Është stadiumi i parë në të cilin hyra dhe sapo u futa ndjeva vetë futbollin.
Së bashku me Allianz Arena në Mynih, për mua është stadiumi më i bukur në Europë. Ka një atmosferë që është e ndryshme nga stadiumet e tjera. Të luash në atë lloj stadiumi kundër një klubi të madh është gjëja më e mirë që mund të bësh si lojtar.
Çfarë motivimi tjetër ju nevojitet? Kur luajta atje me Bolognan, fëmija brenda meje u emocionua. Të gjithë heronjtë e mi të futbollit, në një moment të karrierës së tyre, kanë luajtur atje. Fëmija brenda meje doli dhe më tha ‘ëoë po luaj në San Siro’”, tha Joshua Zirkzee në Sportweek.