
Futbollisti Domenico Berardi po bëhet çështje te Inter. Disa e pranojnë që lojtari në fjalë, brenda pak ditëve do të bëhet pjesë e zikaltërve, ndërsa vetë drejtori i klubit të Sassuolos, Marotta e mohon diçka të tillë.
Një gjë të tillë e pohon Simone Seghedoni, agjenti i Domenico Berardit, menjëherë pas deklaratës së Marottas i cili tha se nuk e sheh Berardin te Interi: “Marotta nuk e sheh Berardin te Interi? Në këtë moment fjalët më të rëndësishme janë ato të Sassuolos. Ka ardhur një propozim nga Interi, i cili është i vendosur ta marrë lojtarin dhe ka propozuar një ofertë të rëndësishme qoftë për klubin qoftë për lojtarin. Pasi që të kthehet nga pushimet Domenico do ta vlersojmë së bashku ofertën. Refuzimi për Juventusin? Dua të sqaroj se ky vendim është marrë nga të tri palët, Sassuolo nuk dëshiron ta largoj lojtarin, pastaj është e qartë që djaloshi dëshiron të rritet akoma si lojtar. Me Juventusin ka shkuar në këtë mënyrë, tani ka ardhur një ofertë e papritur nga Interi dhe patjetër që duhet të vlerësohet, por kjo nuk do të thotë që në fund nuk mund të qëndroj në Sassuolo. Ndihemi të nderuar që Juventus e ka kërkuar gjatë këtyre viteve, por protagonisti kryesor është Sassuolo”, përfundon agjenti i lojtarit.