Alban Dragusha nuk është më trajner i KEK-ut. Zbritja një kategori më poshtë e ka detyruar Dragushën që të largohet paqësisht prej ekipit nga Kastrioti. Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i KEK-ut, Besnik Mjeku.
"Dragusha nuk është më trajner i KEK-ut. E kemi mbyllur miqësisht bashkëpunimin. Jemi shumë të kënaqur me punën e tij dhe i dëshirojmë shumë suksese. Për ne ishte nder bashkëpunimi me Dragushën", tha Mjeku.
Sezonin e ri, KEK-ut do e nis në Kategorinë e Parë kosovare, pasi nuk arriti që të sigurojë qëndrimin në Superligë.

Poll