Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nuk shkëlqen vetëm në fushë, gjesti i veçantë që ka bërë Rudiger është për t’u duartrokitur

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, gjesti i veçantë
Antonio Rudiger nuk është vetëm një lojtar i madh në fushën e lojës, por edhe një njeri human, i cili herë pas herë ka ndihmuar edhe familje në nevojë. Këtë herë gjesti që ka bërë mbrojtësi gjerman është për t’u duartrokitur. Kur jemi vetëm pak ditë përpara nisjes zyrtare të “Katar 2022”, lojtari i Real Madrid ka vendosur që çdo çindarëk që do të fitojë nga ky turne do t’i çojë në ndihmë të fëmijëve në Sierra Leone, vend nga ku vjen dhe nëna e tij. Në bashkëpunim me organizatën gjermane të ndihmës BigShoe, mbrojtësi i Realit ka financuar një sërë trajtimesh jashtëzakonisht komplekse, të shtrenjta dhe më e rëndësishmja, që ndryshojnë jetën e fëmijët. Në këtë rast, pacientët e vegjël vijnë nga Lunsar, dhe që kryesisht vuajnë nga shtrembërimi i këmbëve. Ky problem ndikon shumë në jetën e fëmijëve, jo vetëm për shkak të problemeve të dukshme fizike, por edhe për shkak se këto aftësi të kufizuara janë shumë të stigmatizuara nga ana sociale në Sierra Leone.  “Më dhemb kur se ku dhe si rriten fëmijët e Sierra Leones. Shtrembërimi korrigjohet me ndërhyrje përpara se pacientët të mund të ecin dhe të marrin pjesë në jetën shoqërore.  Në Gjermani, më janë dhënë mundësi që shumë njerëzve në Sierra Leone u janë refuzuar. Jam mirënjohës për këto mundësi dhe e vlerësoj shumë pozicionin e privilegjuar në të cilin ndodhem. Të ndihmosh këtu është një çështje nderi për mua. Do të doja ta zbatoja shumë projekte të tjera në Sierra Leone me familjen time në të ardhmen”, ka deklaruar lojtari i cili është padiskutim shumë i lumtur për lajmet që merr për oepracionet që kanë shkuar me sukses te pacientët e vegjël.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga