Ish-lojtari i Partizanit, Ledio Pano, tashmë analist futbolli në Oversport feston ditën e sotme 55-vjetorin e lindjes. Urimet për të janë të shumta sidomos nga familja e madhe e kuqe por një urim i veçantë vjen nga trajneri që riktheu lavdinë pas më shumë se 2 dekadash te Partizani.
Skënder Gega, trajneri kampion me “Demat” në sezonin 2018-2019, ka ndarë një foto me Ledio Panon në rrjete sociale me diçiturën: Nuk mund të jesh dem i kuq nëse nuk ke lindur i tillë. Gëzuar ditëlindjen Ledio Pano.
Ledio është djali i legjendës së kuqe, Panajot Pano, por ndryshe nga i ati, ai filloi karrierën te Partizani pastaj pjesën më të madhe e zhvilloi në Greqi për t’u rikthyer edhe njëherë te të kuqtë ku vari këpucët në gozhdë në vitin 2001.