
Humbja e djeshme me Egnatian me rezultatin e sikletshëm 3-0 i ka dhënë një goditje të fortë Partizanit që priste të bënte fitoren e rradhës për të thelluar diferencën me ndjekësit. Veç humbjes, ndeshja me Egnatian ka lënë edhe pasoja të tjera që mund të ndikojnë në ndeshjen e rradhës për Demat në një sfidë të vështirë në fushën e Laçit.
Tre lojtarë mund të jenë mungesa të trajnerit Colella ditën e enjte. E sigurt është mungesa e mesfushorit Valentino Murataj i cili plotëson numrin e kartonëve të verdhë dhe pezullohet me një ndeshje. Dy të tjerët janë mesfushori Matondo dhe braziliani Da Silva që lanë fushën në pjesën e parë për shkak dëmtimi. Gjendj e tyre do të rishihet sot por koha e shkurtër nuk premton shumë.