Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Nuk kemi menduar për sfidën ndaj Bayern Munchen", Tare: Lazio është skuadër e pjekur, më një fitore qendrojmë në zonën Champions

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk kemi menduar për sfidën ndaj Bayern Munchen", Tare:

Lazio luan aktualisht ndaj Juventusit në transfertë. Sfida e vlefshme për javën e 26-të të Serie A do të jetë shumë e rëndësishme për objektivat e të dyja skuadrave. Para sfidës për mediat itliane foli edhe drejtori i Lazios, Igli Tare që u shpreh se skuadra kryeqytetase do të tentojë deri në fund për të arritur objektivin Champions League që ka këtë sezon.

"Mendoj se duke bërë një rezultat pozitiv do të qëndrojmë në lojë për objektivin tonë. Ne jemi të vetëdijshëm, e kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën e duhur duke anashkaluar ndeshjen që kemi të martën dhe jemi të sigurt se do të bëjmë një lojë të mirë.

Kur humbni, duhet të pranoni humbjen dhe të reagoni. Kishim më shumë momente psikologjike që patën ndikim, por mendoj se jemi në vendin e tretë sa i përket pikëve nga janari deri tani. Ne bëmë mirë por duhet të bëjmë edhe më mirë. Unë pres që të kemi një garë të mirë dhe të fitojmë sa më shumë që të jetë e mundur, jemi një ekip i pjekur, ka ngritje por në fund bëhen llogaritë ".

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga