Shkupi nuk humbet kohë. Pas skualifikimit në Europa LEAGUE nga skocezët e Glsgoë Rangers, ekipi ka nisur që prej të hënës përgatitjet për sezonin e ri në kampionatin maqedonas. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka në plan të zhvillojë disa teste miqësore. Ekipi i Superligës së Kosovës Ballkani i qytetit të Suharekës do të përballet sot në stadiumin e Çairit në orën 17:00.
Takimi shërben për të studiuar kondicionin fizik dhe aspektin teknik të ekipeve. "Pëllumbat" e përfunduar edicionin e kaluar në vendin e katërt në kampionatin maqedonas dhe këtë sezon të ri ka hedhur kandidaturën për titullin kampion.
Poll
