
Liverpool nuk po kalon një formë të mirë. Të kuqtë kanë filluar të humbasin terren në kampionat. Pikërisht për këtë temë ka folur Xherdan Shaqiri, i cili e quan diçka normale. Gjithsesi, deri në fund ka akoma shumë ndeshje, e të besuarit e Klopp mund të mbrojnë titullin.
"Ne jemi si njerëz normalë që kemi ulje dhe ngritje. Kjo krizë është normale, pasi nuk jemi robotë që mund të jemi gjithmonë me 200 për qind.
Skuadrat në Ligën Premier janë të mira, madje edhe ekipet e vogla janë të vështira për t'u mposhtur. Ekipet më të mira nuk janë gjithmonë të mira. Nuk jemi vetëm ne.Ndoshta kemi pasur disa ndeshje ku nuk ishim aq të mirë. Ka pasur shumë skuadra kryesore këtë sezon të cilët nuk kanë qenë në formën më të mirë, por ne jemi akoma në tre ose katër vendet e para, kështu që nuk mund të ankohemi. Unë e shoh ndryshe nga njerëzit jashtë" - tha ai.