
Milani zhvilloi një ndeshje për t’u harruar me Torinon teksa u mposht me rezultatin 2-1 duke u larguar 6 pikë nga Napoli kryesues. Mbrëmje për t’u harruar edhe për Leaon që nuk ishte në ditën e tij sot duke shpërdoruar një rast të pastër në fillim të ndeshjes. Trajneri Pioli foli në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
“Nuk ishim shumë të rrjedhshëm, nuk zhvilluam një ndeshje të nivelit të lartë. Këto ndeshje vendosen nga episodet dhe ne nuk ishim të mirë në lojë, në zonën kundërshtare madje edhe në tonën sepse pësuam shumë. Duhet të driblonim më shumë, të qëndonim më hapur.”
Tre zëvëndësime në pjesën e parë – Doja të ndryshoja diçka, doja më shumë gjallëri, lëvizshmëri me topin. Tentova të ndryshoja karakteristikat e lojtarëve sulmues.
Performancë e dobët e Leaos – Nuk ishte mbrëmja e tij më e mirë. Provova të ndryshoja pjesën sulmuese por një episod i mëparshëm bëri që ne të mos ktheheshim dot.
Shija e humbjes – Sigurisht jam i zhgënjyer. Prisnim një tjetër performancë bindëse. Do të na shërbejë për ndeshjen e rradhës ku kemi një objektiv të rëndësishëm. Duhet të reagojmë.
Tani Salzburg – Do të jetë një mentalitet tjetër se ai i Torinos, do të jetë një ndeshje tjetër taktikisht.