Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Nuk e prisja që De Rossi të bënte kaq mirë", Francesco Totti: Europa League? Milani s'është më ai i dikurshmi

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk e prisja që De Rossi të bënte kaq mirë",

Francesco Totti ka folur së fundmi për ecurinë e ish-ekipit të tij, Romës. Legjenda e verdhekuqve nuk ka kursyer aspak elozhet për De Rossin, për të cilin thotë që nuk e priste të bënte kaq mirë në një periudhë të shkurtër kohore, siç po ndodh. Totti thotë për ish-shokun e tij që ai po tregon vlera.

“Nuk e prisja që ai të bënte kaq mirë menjëherë. De Rossi po provon të jetë një trajner i madh dhe unë, si të gjithë tifozët e Romës, shpresoj që ai të vazhdojë në këto nivele. Roma është një mjedis i vështirë dhe ai po demonstron vlerën e tij. Njoh mirë qytetin, tifozët dhe klubin, trajneri dhe lojtarët po bëjnë paraqitje fantastike e mbi të gjitha futbollistët i shoh të qetë”, tha fillimisht Totti.

Legjenda italiane gjithashtu është ndalur edhe te shorti i Europa League, i cili e vendosi Romën përballë Milanit në çerekfinale. Totti thotë se pavarësisht se Milani i ka në ADN kompeticionet europiane, ata s’janë më të dikurshmit.

“Milani po bën shum mirë, kanë 3-4 lojtarë cilësorë në skuadër. Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme. Shpresoj që Roma të kalojë. AND-ja europiane e Milanit? Do të jetë një faktor shtesë për ta, por nuk është më Milani i dikurshëm”, është shprehur italiani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga