Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Nuk e di çfarë do të bëj nëse më thërret Anglia", Armando BROJA: Pres ftesën nga Shqipëria

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk e di çfarë do të bëj nëse më

Armando Broja është sulmuesi shqiptar më në zë si në Shqipëri ashtu edhe në Angli. Vetëm 18 vjeç, shtatlarti nga Malësia e Madhe në sfidën e sotme ndaj Everton bëri debutimin e tij të parë me "Blutë e Londrës". Broja shihet si një nga talentet më premtues tek Chelsea, teksa Lampard sot i ka dhënë mundësinë e parë. Në një lidhje direkte në "Zona Gol", Armando Broja tregoi më shumë nga karriera e tij deri tani si dhe emocionet e para të debutimit me Chelsean.

"Aliaj më ka thirr I pari që nga Anglia më çoi në Shqipëri. Edi Martini dhe Engjëll Aliaj më kanë thirr të parët aty në Shqipëri. Për mua është gjë e madhe të luaj me Chelsean dhe të zëvendësoi Giroud. Debutimi I parë me skuadrën e parë. Jam shumë I gëzuar dhe shumë I kënaqur. Lampard para ndeshjes më tha shko aty brenda dhe luaj siç ke luajt gjithë sezonin. Luaj dhe shko kënaqu. Edhe shokë të shkuadrës më uruan për debutimin dhe më kanë dhënë krah", tha në fillim Broja.

Takim me Julio Cesar: Jo sot se kam takuar.

Ecuria tek Chelsea:

"Kur kam ardhur më kanë bërë kontratë me moshat dhe kjo më shtyu mos të largohesha nga Chelsea dhe të synoja ekipin e parë.

Nëse unë iki në një klub më të vogël për të marrë më shumë minuta siç ka bërë Abraham nuk do të ishte keq. Për mua rruga është ekipi I parë I Chelseat jam duke u stërvit me ata. Ishalla mundem me hy aty, por nuk e heq mundësinë për të ikur në një skuadër më të vogël", tha Broja.

Ftesa nga Anglia:

"Akoma nuk më ka thirr Anglia, por sdi ça të bëjë. Por tani jam duke luajt me Shqipërinë. Jam shumë I kënaqur, ishalla më thirr dhe ekipi I parë I Shqipërisë", u shpreh Broja.

Origjina:

"Babi dhe mami janë nga Malësia e Madhe, kanë lind në Koplik dhe unë kam lind këtu në Angli. Babi dhe mami janë lind në Shqipëri", përfundoi Broja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga