Futbolli është një nga sportet më të dashura në të gjithë botën. Shumë lojtarë janë idhull për tifozët, me këto të fundit që herë pas here bëjnë çmendurira për futbollistët e tyre të preferuar.
Së fundmi Neymar ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes së mediave, por këtë herë jo për ndonjë veprim të tij, por për arsye të një tifozi. Një tifoz brazilian ka vendosur t’i kalojë gjithë pasurinë e tij sulmuesit të PSG-së.
Një veprim absurd nga tifozi që i lë tenstamentin një prej lojtarëve më të pasur në planet. Tashmë dokumentat janë nënshkruar te një noter dhe pas vdekjes së tij, tifozi është i sigurtë që Neymar do të zotërojë pasurinë.
“Më pëlqen Neymar. Marrëdhëni e Neymar me babain më kujton marrëdhënien time me babin që nuk jeton më. Nuk jam mirë me shëndetin dhe për këtë arsye mendova se dikujt duhet t’ia lë pasurinë time. Nuk doja që ta mbanin të afërmit e mi me të cilët nuk shkoj aspak mirë" , ka theksuar tifozi anonim në në intervistë.
Sa i takon Neymar, braziliani ka një një pagë prej 85,000,000.00 dollarë në vit, ose e thënë ndryshe, përfiton 7,083,333.33 dollarë në muaj.
[caption id="attachment_698624" align="alignnone" width="440"] Foto e dokumentit[/caption]