Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

SHBA bojkoton Lojërat Olimpike të Pekinit, asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë

Shkruar nga NEWSPORT
SHBA bojkoton Lojërat Olimpike të Pekinit, asnjë zyrtar amerikan

Ashtu si dhe u bë me dije më herët administrata e Biden ka njoftuar bojkotimin e Lojrave Olimpike Dimërore 2022 në Kinë.

Sipas këtij vendimi asnjë zyrtar i qeverisë amerikanë nuk do të marrë pjesë në këto lojëra.

Kjo masë e SHBA-së do të bëjë të mundur dërgimin e një mesazhi në Kinë për të drejtat e njeriut në skenën botërore, pa penguar pjesëmarrjen e atletëve amerikanë.

Presidenti Joe Biden u tha gazetarëve, muajin e kaluar, se ai po mendonte një bojkot diplomatik, ndërsa ligjvënësit demokratë dhe republikanë, përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, mbrojtën një të tillë në protestë ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut nga Kina.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu