“Nuk do i harroj kurrë emocionet e Tiranës”, Zaniolo jep lamtumirën nga Roma: Ishte një nder, përjetësisht mirënjohës
Shkruar nga NEWSPORT
Nicolo Zaniolo u largua nga Roma ditën e djeshme teksa zyrtarizoi transferimin te Galatasaray për 20 milionë euro. Një cështje e nxehtë ka qenë ajo mes tij dhe klubit që tashmë kanë ndarë rrugët sëbashku. Gjithsesi, mesfushori nuk ka hatërmbetje teksa në fjalët e tij të lamtumirës falenderon të gjithë dhe kujton emocionet e fitimit të Conference League në finalen e Tiranës.
"Erdha tek ju që më pritët sikur të isha në shtëpi. Më bëtë të rritem, më dhatë një shans që u përpoqa ta shfrytëzoja me të gjithë zemrën time, duke nderuar gjithmonë historinë që përfaqëson, duke luftuar për ngjyrat e tua, duke djersitur për këmishën sa herë që e vesha.
Ky udhëtim përbëhet nga emocione unike që do t'i ruaj përgjithmonë, si ai 25 maji i vitit të kaluar, ai synim, ajo kupe... e gjitha e jona. Janë thënë shumë, shumë, por tani që kemi ardhur te lamtumira, dua t'ju them diçka... Ishte një nder. Përjetësisht mirënjohës”.