Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Novak Djokovic nuk ndryshon mendje dhe refuzon të vaksinohet: Trupi im është i rëndësishëm se çdo trofe

Shkruar nga NEWSPORT
Novak Djokovic nuk ndryshon mendje dhe refuzon të vaksinohet: Trupi im

Novak Djokovic nuk ndryshon mendim. Tensti serb u përjashtua nga Australia dhe turneu “Australian Open”, për shkak se nuk ishte i vaksinuar, ndërsa tani Djokovic ka reaguar për herë të parë. Në një intervistë për “BBC”, numri një i botës në tenis u shpreh se nuk ka ndërmend të vaksionet dhe se trupi i tij është më i rëndësishëm se çdo trofe që mund të fitojë.

“Unë nuk jam kundër vaksinimit, por trupi im është më i rëndësishëm se çdo titull. Është çmimi që jam i gatshëm ta paguaj. Unë mbroj lirinë për të futur gjithçka që dua në trupin tim. Shpresoj të jem në gjendje të luaj edhe disa vite të tjera, po përpiqem të jem në harmoni me trupin tim”.

Austrialian Open? “Jam shumë i zhgënjyer nga mënyra se si shkuan gjërat atje. Nuk ishte aspak e lehtë të përballesha me atë situatë”, u shpreh Djokovic. Në këtë mënyrë, tenisti serb do të humbasë dy Masters 1000 që zhvillohen në Indian Wells dhe Miami në Amerikë duke nisur nga 10 marsi si dhe Grand Slam e dytë që do të nisë më 22 maj në Paris.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga