
Novak Djokovic vazhdon të jetë në izolim. Numri një i tenistit serb ndodhet në një hotel paraburgimi në Melburn pasi nuk u lejua nga qeveria austrialiane për të marrë pjesë në kompeticionin Austrilian Open pa u vaksinuar.
Organizatorët vendosën ta lejonin Djokovic pa vaksinë, por pas skandalit të madh që bëri bujë në të gjithë botë, qeveria e Australisë vendosi të mos e lejonte tenistin serb madje i refuzuan vizën dhe do e dëbojnë drejt Serbisë. Avokatët e Djokovic po punojnë në rrugë ligjore për këtë rast, ndërsa tenisti serb ka kaluar Krishtlindjet ortodokse me një prift në dhomën e paraburgimit në Melburn.
Ka qenë një prift nga Kisha Ortodokse Serbe e Trinisë së Shenjtë të Melburnit që i ka kërkuar autoriteteve të imigracionit leje për të vizituar nëntë herë kampionen e Australian Open për të festuar Krishtlindjet Ortodokse. "Krishtlindja jonë është plot me shumë zakone dhe është kaq e rëndësishme që një prift ta vizitojë atë”, u shpreh prifti për mediat lokale.