
Norvegjia U19 ka mundur Kosovën U19 me shifrat 3-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro U19. Norvegjezët dominuan totalisht lojën, duke i lënë shumë pak mundësi rivalëve.
Gol i parë do vinte në fundin e pjesës së parë. Fiabema mori përsipër goditjen e një penalltie dhe dërgoi topin në rrjetë. Më pas, në pjesën e dytë, gjërat do ishin më të lehta. Sulmuesi në pronësi të Chelseat do realizonte edhe dy herë të tjera. Përkatësisht, 18 vjeçari do "përshendeste" rrjetën në minutën e 67-të dhe 75-të.
Norvegjia është në vendin e parë me 3 pikë, ndërsa dardanët nuk kanë asnjë pikë. Në këtë grup janë edhe Gjerogjia dhe Uellsi.
Poll