
Adolfo Sormani do të dalë ditën e nesërme në konferencë për shtyp para mediave. Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i klubit, Olsi Ranxhi ku ka konfirmuar për mediat:
"Nesër trajneri Sormani del në konferencë për shtyp në zyrat e klubit në orën 12:30".
Në këtë mënyrë, tekniku italian do të flasë një ditë para ndeshjes me skuadrën e Luftëtarit. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin "Elbasan Arena" dhe pritet të ndiqet me interes se si do të jetë starti i të kuqve në kampionat, pas paraqitjes së mirë që zhvilluan në Kupat e Europës.
Poll