
Chelsea po mendon huazimin e një tjetër talenti në merkato. Bëhet fjalë për Billy Gilmour, mesfushorin 19-vjeçar që sezonin e kaluar luajti 12 ndeshje me blutë në të gjitha kompeticionet. Me ardhjen e Tuchel në stol, mesfushori nuk zbriti më në fushë duke qendruar gjithmonë rezervë.
Lojtari dhe klubi po mendojnë që ai të largohet në huazim në mënyrë që të luajë sa më shumë. Ashtu siç bënë me Armando Brojë, Chelsea është gati ta huazojë Gilmour te Vitesse në Hollandë. Mesfushori me shumë mundësi do të jetë sërish shok skuadre me Brojën që pritet të qendrojë të paktën edhe një sezon tjetër në Hollandë.
Poll