Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Njeriu i ndeshjes, kapiteni i Kastriotit: Ndaj Egnatias lamë 2 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
Njeriu i ndeshjes, kapiteni i Kastriotit: Ndaj Egnatias lamë 2 pikë

Egnatia dhe Kastrioti barazuan 0-0 për javën e gjashtë në Superligë. Sfida e Rrogozhinës ka parë një duel të luftuar dhe me nerva në fushë, me arbitrin Jorgji që nxorri nga xhepi tetë herë kartonin e verdhë.

Në fund sfida u tensionua, me skuadrat që kërkuan golin e tri pikëve por pa sukses. Skuadrat ndajnë pikët, Me Egnatian që shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa me gjashtë pikë Kastrioti qëndron në vendin e shtatë.

Pas ndeshjes për Oversport foli kapiteni i Kastriotit, Abaz Karakaçi.

“Barazimi, me lojën që zhvilluam lamë dy pikë. Patëm shumë raste. Egnatia ka ekip të mirë dhe sheh larg por rastet ishin për ne. Si shkoi loja një pikë është e mirë për ne.

Unë i rri korrekt detyrave të trajnerit, objektivi është që të marrim pikë në çdo pozicion që më thotë trajneri, e dallojnë apo jo tifozët unë i shërbej ekipit në çdo ndeshje. Trajneri ka bërë një punë të mirë dhe unë dua të jem korrekt.

Loja në organizim – Mundohem të jem sa më i saktë me topat, që të çlodhet ekipi disi. Duhet të marr pjesë edhe në ndërtimin e lojës, por kam Hasanin dhe Mehmetin që merren me këtë pjesë. Duhet të përmirësohem me goditjet në portë”, tha Karakaçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga