
Karim Benzema fitoi tre javë më parë çmimin më prestigjoz në futboll, Topin e Artë. Francezi që dominoi të gjithë me Realin e tij në sezonin e shkuar ishte i shoqëruar në ceremoninë e Topit të Artë nga dy presidentët e tij, ai aktual i Real Madrid Florentino Perez dhe ai i ekipit të tij të fëmijërisë Lyon, Aulas.
Benzema pas marrjes së çmimit e prezantoi trofeun përpara tifzoërisë së tij në Bernabeu por tashmë do të bëjë të njëjtën gjë ditën e premte në Francë, atëhre ur Lyon do të përballet me Nice në shtëpi. Benzema do të hyjë në fushën e lojës gjatë pushimit të dy pjesëve të lojës dhe do t marrë ovacionet e të pranishmëve në stadium.
Do të jetë gjithashtu një mundësi për të festuar përvjetorin e 35-të të ultrasve të Lyon, “Bad Gones”, të cilët i kushtuan edhe një baner djaloshit të shtëpisë pas ceremonisë së trofeut.