
Korabi duket se e ka nisur me të “pestin” në këtë merkato. Pas largimit të të 7 lojtarëve ata pak më parë njoftuan afrimin e mesfushorit nga tetova, Rihan Zeqiri. Fill pas tij klubi ka zyrtarizuar edhe goditjen e dytë brenda pak minutave.
Këtë herë ata kanë njoftuar së kanë arritur marrëveshjen me një tjetër lojtarë nga Maqedona e Veriut. Bëhet fjalë për sulmuesin Ujkan Muça. 23-vjeçari me origjinë nga Dibra e Madhe ka nënshkruar me ekipin nga Dibra për dy vitet e ardhshme.
Kujtojmë që edhe për sulmuesin kjo do të jetë aventura e tij e parë në Shqipëri pasi më parë ka luajtur për sluadra si Vorska Sport dhe Gostivari në Maqedoni. Lajmin për transferimin e lojtarit e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar.