Supeliga Kosovare ka nisur merkaton, jo vetëm të futbollistëve, por edhe trajnerëve. Emri më i ri është ai i trajnerit të ekipit të Lirisë. Agron Beseni do të vazhdojë punën e nisur kohë më parë nga paraardhësit e tij, Ramiz Krasniqi, Erdogan Brando dhe Genc Tamniku.
Drejtuesit Lirisë e kanë emërtuar trajnerin e ri, pas ecurisë jo të mirë të trajnerëve të mëparshëm, duke e zgjedhur këtë të fundit për cilësitë e tij, pasi ka qenë dhe më parë në drjtimin e këtij ekipi.
Lajmin e ka bërë vetë klubi i Lirisë në mbledhjen e zhvilluar së fundmi, ku përveç zgjedhjes së tij, është përcaktuar dhe data se kur do të nisin përgatitjet për fazën e dytë, që do të jetë 4 janari.