
Dje, Tirana ka zhvilluar një miqësore me kazakët e FC Tobolit, takim nga i cili bardheblutë kanë dalë me barazimin 1-1. Edhe pse paraqitja e Tiranës në këtë ndeshje prove ka qenë e mirë, mbi të gjitha një mundësi për prezantimin e talenteve dhe prurjeve të reja.
Sot, skuadra nën drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit Ze Maria do të zhvillojë normalisht seancën stërvitore për të qenë të gatshëm për provën e ditës së nesërme. Të shtunën është planifikuar të zhvillohet një tjetër miqësore, këtë herë ndaj skuadrës ruse të SKA Khabarovskit.
Edhe në këtë takim, Ze Maria do të ketë mundësinë të testojë të tijtë për të qenë gatshëm për pjesën e mbetur të kampionatit dhe çerekfinalen e Kupës, e cila vë përballë bardheblutë ndaj Kukësit.