
Prej kohës është folur për një kalim të mundshëm të sulmuesit Festin Alidema te skuadra e Llapit në Superligën e Kosovës. Edhe pse sulmuesi 20-vjeçar ka pasur shumë oferta nga Prishtina, Gjilani apo dhe Drita, ai ka vendosur që t'i bashkohet skuadrës së Llapit.
Një nga arsyet pse 20-vjeçari ka zgjedhur këtë klub për pjesën e mbetur të kampionatit ka të bëjë me faktin se kontrata që i është ofruar ka qenë vetëm për 6 muaj, aq sa ka qenë dhe dëshira e sulmesit.
Thuajse gjithçka mund të quhet e mbyllur, gjithçka pritet të ndodhë është zyrtarizimi nga vetë klubi i Superligës së Kosovës për konfirmimin e arritjes së marrëveshjes.
Poll