Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Një parizien për ekipin e Tërbunit, pukianët shtojnë forcat në mesfushë

Shkruar nga NEWSPORT
Një parizien për ekipin e Tërbunit, pukianët shtojnë

Josue Ntoya do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Tërbunit, të paktën siç raporton "ShkodraSport". 27 vjeçari ka lindur në Paris dhe ka luajtur për disa ekipe në Europë. Kohët e fundit ai është aktivizuar në Norvegji tek skuadra e Eik Tonsberg.

Mesfushori do të jetë një vlerë e shtuar për pukjanët në pjesën e mbetur të sezonit. Tërbuni renditet në vendin e pestë në Kategorinë e Parë me 20 pikë, 7 pikë larg Dinamos së vendit të parë dhe 4 pikë larg Korabit të vendit të dytë.

Francezi do të jetë në dispozicion të trajnerit Alert Alcani që në ndeshjen e rradhës, ku Tërbuni do të ketë një përballje direkte me Skënderbeun e vendit të tretë. Një fitore e pukjanëve do t’i kalonte ata mbi korçarët dhe do të ishin më afër zonës së kualifikimit në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga