Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Një nga njerëzit më të mirë që kam takuar”, Jackson mesazh të ndjerë për Dwamenan: Nuk kishte frikë nga vdekja, më mësoi një tjetër vizion për jetën

Shkruar nga NEWSPORT
“Një nga njerëzit më të mirë që kam
Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Raphael Dwamenas nuk do të harrohet lehtë. Padiskutim ata që e e  vuajnë më shumë këtë situatë janë lojtarët e Egnatias dhe të gjithë ata njerëz që kanë pasur fatin ta njohin nga afër ganezin. Një mesazh të ndjerë për Dwamenan ka bërë Jackson. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se i ndjeri ishte një nga njerëzit më të mirë që kishte takuar dhe se e falenderon që i mësoi një tjetër vizion për jetën. Ndër të tjera braziliani ka zbuluar edhe disa nga bisedat që dyshja kanë bërë bashkë dhe se Dwamena nuk kishte asnjëherë frikë për vdekjen dhe se dha jetën në fushën e lojës, aty ku kishte ëndrrën më të madhe. “Më vjen keq të shoh që po largohesh, por e di që ke shkuar në paqe dhe ke përmbushur misionin tënd këtu në tokë. Një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë, të cilin Zoti më dha për të jetuar së bashku. Një person me zemër të madhe dhe të pastër. E pashë që ishe shumë i fortë kur më the që nuk do te kësh frikë të vdisje, kur erdhe në dhomën time të flisje për Zotin, pasi kishe bërë gjëra që i pëlqenin Zotit dhe ky ishte qëllimi yt. Faleminderit për bisedat dhe që më treguat një tjetër vizion të jetës, si shembull i një personi që nuk do ta harroj kurrë. Rri në paqe dhe me Zotin vëlla!”, ka shkruar lojtari i Egnatias.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Jackson kênio (@jacksonkenio)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga