
Pas thirrjeve raciste nga tifozët juventinë në ndeshjen Juve-Inter, çështja ka kaluar në shqyrtimin e gjykatës sportive. U morën për bazë të gjitha provat që dëshmojnë koret raciste ndaj lojtarit të Interit Romelu Lukaku. U pa se këto kore vinin nga sektori i quajtur “Tribuna Sud”, ku qëndrojnë si zakonisht ultrasit e bardhezinjve.
Gjykata sportive vendosi që ky sektor të jetë i mbyllur për një ndeshje. Pra në takimin e ardhshëm në “Allianz Stadium” midis Juventusit dhe Napolit që do të luhet më 23 prill “Tribuna Sud” do të jetë pa tifozë.
Poll