Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Një ndeshje larg titullit kampion”, Tirana hap dyert për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
“Një ndeshje larg titullit kampion”, Tirana hap dyert për
Tirana U-19 do të luaj ditën e sotme ndeshjen e parafundit të kampionatit të kësaj grupmoshe por një sfidë që pritet t’i shpallë ata kampionë. Bardheblutë janë në kuotën e 37 pikëve, 5 më shumë se Apolonia ndjekëse dhe sot u mjafton edhe një barazim për të siguruar matematikisht titullin. Faqja zyrtare e akademisë së klubit, ka dalë me një njoftim në rrjete sociale ku i bën thirrje tifozëve të vijnë në stadium e të mbështesin djemtë për finalen e sezonit teksa zbulon se hyrja do të jetë e lirë për këdo. “Vetëm një ndeshje larg titullit kampion! Ekipi U-19 ju fton nesër në stadiumin “Selman Stërmasi” të tregoni mbështetjen tuaj në ndeshjen që do të përcaktojë rrugëtimin e kampionatit. Hyrje e lirë për një stadium plot, vetëm për të ardhmen bardheblu”, njofton klubi.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga