Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Një kuksian apo një shkodran? Migen Memelli fikson 11-shen për debutimin europian, por ka vetëm një dilemë

Shkruar nga NEWSPORT
Një kuksian apo një shkodran? Migen Memelli fikson 11-shen për

Vllaznia do të sfidojë në transfertë e largët të Irlandës së Veriut, skuadrën e Linfield sonte në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League. Shkodranët janë skuadra më e fortë në letër dhe do të tentojnë kualifikimin që në ndëshjen e parë.

Trajneri Migen Memelli ka përgatitur prej ditësh skuadrën dhe formacioni titullar për këtë ndeshje është i fiksuar në kokën e tij. Moduli 3-4-3 me Kristi Qarrin në portë dhe para tij Stojanovic, Juric dhe Ceshmedjiev.

Balotazhi i vetëm është në krahun e djathtë të mesfushës me Dragoshin apo Smajlin. Pjesa tjetër është e njëjta me atë të ndeshjeve miqësore. Boshnjaku dhe Alivoda në mesfushë e kapiteni Hakaj majtas. Sulmi do të formohet nga Mala, Balaj dhe Çoba.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (3-4-3): Qarri; Stojanovic, Juric, Ceshmedjiev; Dragoshi(Smajli), Alivoda, Boshnjaku, Hakaj; Mala, Balaj, Çoba.

Trajner: Migen Memelli

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga