
Inter dhe Samir Hananoviç do të vazhdojnë bashkëjetesën deri me 30 qershor të vitit 2022. Kështu raporton Sky Sport, e cila pohon se jemi në detajet e fundit sa i përket rinovimit të kontratës. Slloveni ka shfaqur ulje-ngritje në përfomancat e tij gjatë këtij edicioni futbollistik, teksa mbrëmë i dhuroi Belottit një gol në minutën e 18-të, pas një gafe amatorseke.
Drejtuesit e ekipit nga Milano kanë besim të verbër te 36-vjeçari, ndaj është marrë një vendim i tillë. Në shtëpinë e Interit ka shumë çështje të hapura, ku shumë lojtarë pritet të largohen.
Poll