Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Një i ‘sakrifkuar’ për ndeshjen e sotme, Sylvinho lë jashtë fantazistin kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT

Gjithçka është gati për finalen e madhe përballë Moldavisë. Shqipëria është shumë pranë kualifikimit historik në Euro 2024 dhe vetëm 1 pikë mjafton për ta bërë këtë ëndërr realitet.

Në 18:00 do të nisë ndeshja e kuqezinjve në “Zibru Stadium” dhe trajneri Sylvinho ka përzgjedhur titullarët duke u besuar formacionit tipik si me Poloninë dhe Çekinë.

Në listën zyrtare që duhet të dorëzohet në UEFA, është e detyrueshme të jenë maksimumi 23 lojtarë. Në këtë mënyrë, njëri nga legjionarët duhet ta ndjekë këtë sfidë nga tribuna pasi lista e Kombëtares përbëhet prej 24 lojtarësh.

Arbnor Muçolli është i ‘sakrifikuari’ i sotëm, me mesfushorin që vjen për herë të parë me këtë grup lojtarësh dhe ende nuk ka fituar besimin e brazilianit. Ndërkohë, në mungesë të Mihajt, numrin 13 do ta veshë mbrojtësi Jon Mersinaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga