Teuta dhe Goga Basket zbresin nesër në parketin e Pallatit të Sportit "Ramazan Njala" në Durrës për të luajtur finalen e katërt për të shpallur kampionin e sezonit 2018/2019 të basketbollit shqiptar për meshkuj.
Takimi derbi do të luhet në orën 18:00. Teuta synon revanshin ndaj Gogës, pasi këtë të fundit kryesojnë me finale 2-1.

Nëse Goga fiton nesër finalen e katërt, shpallen kampionë të Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj, ndërsa Teuta duhet të detyrojë rivalin ndërqytetas për të çuar vendimin final në takimin e pestë. Për "djemtë e detit" ky do të ishte titulli kampion i tretë pas 64 vitesh.
Bilanci i 3 takimeve të mëparshme është:
Finalja 3: 79-70 për Gogën
Finalja 2: 72-73 për Gogën
Finalja 1: 84-88 për Teutën
Teutë synon të bëjë tripletë këtë sezon pasi ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.